BRITANI E MADHE – Një lajm i keq për të gjithë adhuruesit e muzikës dhe të këngëtares,Adele, Diva e muzikës është shprehur se turi i saj për albumin “25”, fitues i çmimit “Grammy”, mund të jetë i fundit. Ajo ka ndërmend të tërhiqet një herë e mirë nga koncertet live.

Lajmin e keq për fansat e saj, këngëtarja e ka dhënë nëpërmjet një letre të shkruar me dorë, të cilën e ka publikuar në rrjetet sociale.Ajo shkruan se për të ishte një gjë e veçantë të bënte turne, por që nuk e bënte të ndiheshe shumë mirë.

Duke i falenderuar të gjithë fansat për mbështetjen, Adele ka thënë se ajo do të vijojë të bëjë muzikë, pasi është diçka të cilën ajo e dëshiron, por nuk do të ketë më koncerte live shkruan Independent.co.uk.
C_2_articolo_3081426_upiImagepp
“Unë kam mbajtur turne në Britani të Madhe, Europë, Amerikë, kam shkruar dhe në Australi dhe Zelandën e Re gjithashtu. Të mbash turne është një gjë e veçantë, por ajo nuk më bën të ndihem dhe shumë mirë.

Kur jam në shtëpi, unë gëzohem dhe nga gjërat e vogla që me ndodhin, por kur jam në turne jam e stresuar dhe kam histori të tmershme nga koncertet. Unë kam bërë 119 shfaqej, duke numëruar këto 4 të fundit shkojnë plot 123.

Ka qenë e vështirë por plot me emocione. Unë i kam bërë këto turne, dhe shpresoj t’ju kenë pëlqyer. Dua që koncerti im i fundit të jetë në Londër, këtu në shtëpi. Faleminderit që erdhët, dhe për gjithë dashurinë dhe mirësinë tuaj.

Do i kujtoj të gjitha këto për gjithë jetën. Ju dua. Natën e mirë”, shkruan Adele. Nëse nuk e keni qenë në turin më të fundit të Adele, mund të keni humbur shumë. Mungesa e saj do të ndihet, pasi përveçse një këngëtare shumë e zonja, ajo ishte dhe një personazh shumë i dashur për të gjithë.

Ajo arriti të fitojë edhe më shumë zemrat e publikut pas tragjedisë së kullës Grenfell e cila ishte një nga yjet e parë që shkoi në vendin e ngjarjes.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb