Izraeli planifikon të emërojë një stacion treni në emër të presidentit amerikan, Donald Trump, si shenjë falënderimi për njohjen e Jerusalemit, kryeqytet të Izraelit.
Ministri i Transportit, Israel Katz, ka thënë sot se ka propozuar një stacion afër Murit Perëndimor të Jerusalemit. Kjo është pjesa të cilën palestinezët e konsiderojnë kryeqytet të shtetit të tyre në të ardhmen.
“Kam vendosur të emërojë stacionin tek Murit Perëndimor sipas presidentit amerikan, Donald Trump për kurajon e tij dhe vendimin hisorik për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të shtetit të Izraelit”, ka thënë Katz përmes një deklarate.
Ky njoftim është kundërshtuar menjëherë nga liderët palestinezë të cilët janë të zemëruar me vendimin e presidentit Trump.
Presidenti Trump ka thënë se vetëm e ka deklaruar diçka që tashmë është realitet, ndonëse palestinezët dhe shumica e fuqive botërore kanë thënë se ky vendim ka minuar idenë që statusi i Jerusalemit të zgjedhet me negociata në të ardhmen, njofton rel.
Një zëdhënëse e ministrisë ka thënë se propozimi për këtë stacion ende kërkon aprovimin e një morie komitetesh qeveritare dhe nuk ka dhënë ndonjë datë kur mund të merret vendimi.
Izraeli e konsideron Jerusalemin kryeqytet të tij. Palestinezët në anën tjetër kërkojnë Jerusalemin Lindor të jetë kryeqytet i shtetit të tyre në të ardhmen.
(BalkanWeb)