NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit

500 gr njoki
1 degë selino
2 karrota të vogla
1 qepë e vogël
2 thelpinj hudhra
300 ml pure domate
3 lgj vaj ulliri
Kripë, piper i zi
Djath parmixhano
Përgatitja
Vendosim në grirësen e qepës duke grirë shumë imët qepën, hudhrat, selinonë dhe karrotat.
Në një tigan të thellë ngrohim 3 lugë vaj ulliri, kaurdisim masën e mësipërme derisa të ulë volumin për 5-6 minuta. Më pas shtojmë purenë e domates dhe e lemë të ziejë.
Ndërkohë në një tenxhere me ujë të vluar shtojmë pak kripë dhe vendosim njokit të ziejnë derisa të dalin në sipërfaqe të ujit. I largojmë meë pas me një sitë dhe i vendosim në tiganin me salcë. I përziejmë mirë dhe i servirim duke i spërkatur me djath parmixhano.

(da.xha/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: