TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama sot në Kukës, ku ka shpërndarë leje legalizimi dhe është takuar me të rinjtë e zonës. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, deputeti Noka thotë se Rama foli për shumë gjëra në këtë takim, por jo për Kukësin.

Sipas Nokës, kreu i Qeverisë nuk foli për pëgjegjësinë e largimit të 5 mijë kuksianëve jashtë vendit, dhe për shumë problematika me të cilat ndeshen çdo ditë sipas tij, banorët e këtij qarku.

“Sot kryeministri ishte në Kukës por nuk e dëgjuam të fliste për asnjë moment për Kukësin!!!!!Nuk ju tha se kush i përzuri mbi 5000 kuksianë në këto katër vjet rrugëve të Europës?? Nuk ju tha pse nuk ka hapur asnjë vend pune që premtoi dikur. Nuk ju tha se pse jua ka përgjysmuar dhe ndihmën ekonomike familjeve në nevojë!!! Nuk ju tha pse ka shkatërruar shëndetësinë në Kukës e për një gjlpërë kuksianët duhet të vijnë në Tiranë?!!!! Nuk ju tha kush e ka dyfishuar varfërinë në këto katër vite!!!!! Të rinjve nuk ju tha se kush jua mbylli filialin e Universitetit Shtetëror dhe po u pamundëson shkollimin!!! Nuk ju tha pse i ka katandis arsimin në Kukës si në mesjetë ku japin mësim në shkollë të mesme mësues me 8-vjecare.. Nuk ju tha kuksianëve se pse i ka lënë pasdore dhe i ka trajtuar dhe vazhdon t’i trajtojë si qytetarë të dorës së dytë!!! Nuk ju tha pse nuk e ka Kukësin në hartën e investimeve!!! Nuk ju tha kuksianëve se pse jua vrau shpresën e të jetuarit në atë vend.

Nuk mund tju thoshte asgjë të tillë se ai thjesht i urren. Shkoj sa të kërkojë ndonjë votë e pastaj kuksianët për të thjesht nuk egzistojnë. Ky 4-vjecar vërtetoi se për Kukësin e Qarkun në përgjithësi Rilindja ishte “murtajë””, shkruan deputeti demokrat Flamur Noka.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb