Novelistja dhe poetja kanadeze, Margaret Atwood është nderuar me Çmimin e Paqes të Tregtisë së Librit Gjerman (Peace Prize of the German Book Trade), raportoi Shoqata Gjermane e Botuesve dhe Librarive.

“E njohur për romanet “The Tale of the Handmaid’s” dhe “The Blind Assassian”, Atwood u vlerësua për mprehtësinë dhe intuitën e saj politike kur është fjala për tendencat dhe çështjet themelore të rrezikshme”, tha kreu i organizatës, Heinrich Riethmueller.

Atwood, veprat e të cilës janë përkthyer në rreth 30 gjuhë, është autorja e romaneve, poezisë, esesë dhe kritikës letrare, dhe gjithashtu është angazhuar si aktiviste mjedisore.

“Margaret Atwood, e sheh botën me një vetëdije të mprehtë dhe një kuptim të thellë të sjelljes njerëzore dhe shpreh shqetësimet dhe analizat e saj për ne, në një mënyrë elokuente dhe penetruese letrare”, tha organizata në një deklaratë.

Në tre vitet e fundit çmimi i është dhënë shkencëtarit amerikan të kompjuterit dhe artistit vizual, Jaron Lanier, dhe autorëve gjermanë Navid Kermani dhe Carolin Emcke.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: