Shumë u përfol se Gerard Pique dhe Shakira nuk do të merrnin pjesë në dasmën e yllit argjentinas Lionel Messi i cili të shtunën i dha fund beqarisë duke u martuar me Antonella Roccuzzo-n, nënën e dy fëmijëve të “pleshtit”.

Jo vetëm që nuk ndodhi kështu, por çifti i famshëm Pique e Shakira janë ndeshur me një surprizë të këndshme gjatë udhëtimit të tyre për në Argjentinë ku organizohej ceremonia e martesës së Messi-t.

Një nga stjuardesat i ka kënduar këngëtares së famshme kolumbiane “Ëaka Ëaka”-n hitin e Botërorit “Afrika 2010”. Një këngë e cila jo vetëm ishte fatsjellëse për Spanjën e Piqué-s që ngriti trofeun më të rëndësishëm futbollistik në botë, por bëri të lindë edhe dashuria mes tyre.

Shakira kishte qenë edhe problemi përse Pique e pati me dyshime pjesëmarrjen në dasmën e Messi-it. Këngëtarja ka raporte të tensionuara me gruan e argjentinasit Antonella Roccuzzo pasi kjo e fundit e akuzon se ishte fajtorja për ndarjen e Pique me ishin e tij dhe njëkohësisht shoqen e ngushtë të Roccuzzo-z, Nuria Tomas.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb