TIRANE– Kryeministri Edi Rama komentoi deklaratat dhe interpretimin e e kreut të partisë Demokratike, Lulzim Basha në lidhje me thirrjen e Departamentit Amerikan të Shtetit që gjitha partitë të marrin pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit.

Në statusin e quajtur ‘Shënimi i ditës” Rama thotë se Lulzim Basha e ka interpretuar thirrjen e Departamentit të Shtetit që gjithë partitë të hyjnë në zgjedhje, si një mbështetje për fantazinë e tij se po nuk hyri PD në zgjedhje, zgjedhjet nuk bëhen. Në lidhje më këtë status Rama ka marrë shumë reagime nga ndjekësit e tij, ndërsa një i shkruan Ramës se nëse nuk është i aftë që të zgjidhë situatën duhet tja lërë Ilir Metës në dorë.

Komentuesi: KM i nderuar nese nuk je i afte te zgjidhesh situaten lerja ne dore metes mbase ai e zgjidh?

Replika e Ramës: I nderuar Arber, gjerat qe i ka zgjidhur Kushtetuta, mbi bazen e parimeve te vjetra sa vete demokracia, nuk kane nevoje per zgjidhje sepse jane te zgjidhura? Një parti që sillet si i marri që kërcënon lagjen se do hidhet nga maja e pallatit, nuk është problem as i Kushtetutës, as i popullit, as i partive normale, po kërcënimi i vetvetes me vetëvrasje.
Screenshot008
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: