Pas akuzave nga Kryeministri Edi Rama në Cërrik se kreu i opozitës, nuk ka as skuadër dhe as program për të qeverisur vendin, Lulzim Basha është kundërpërgjigur duke e ftuar në debat televiziv.

Nga qyteti i Fierit, lideri i opozitës i bëri ftesë publike kreut të qeverisë për të ballafaquar bilancet dhe programet në një përballje televizive.

“Sonte e ftoj për një debat televiziv kryeministrin. Edi Rama, ti mund të shetisësh në Shqipëri por nuk i çon dot 4 javë me mashtrime. Eja në debat televiziv bëjmë bilancet, ti bilancin tënd, une bilancin tim, ti programin tënd, une programin tim dhe qytetaret të vendosin me voten e tyre. Ftesen e bera publike, po s’e pate degjuar po ta nis edhe me shkrim por tani do ta them une se pse nuk vjen ketu te shpjegojë, të jape llogari, ndonje pune edhe e ka bere, une vete i kam pare palmat me syte e mi, mijera palma, palma dhe fasada shumengjyreshe”, u shpreh Basha

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: