Përfundimi i javës së 35 të “Superiores” dha një verdikt të ashpër për ekipin e Tiranës dhe të Vllazninë që me shumë gjasa do të diskutojnë ndërmjet tyre në javën e fundit se kush do t’i bashkohet Korabit në Kategorinë e Parë.

Më keq se ç’e kanë përjetuar dy ekipet historike të futbollit shqiptar duket se e ka përjetuar futbollisti i Vllaznisë Elis Bakaj. Me të parë rëndësinë e ndeshjes, Bakaj i ka kërkuar trajnerit Armando Cungu që për këtë takim të mos luante.

“Nuk mundem të luaj. Nuk më bëjnë këmbët”, kanë qenë fjalët e Bakajt, raporton “panorama sport”.

Trajneri shkodran nuk e ka pranuar kërkesën e lojtarit i cili shpeshherë është aktivizuar edhe si sulmues duke këmbëngulur që ai të jetë në fushë, por ky i fundit sërish ka refuzuar.
16826165_10211526635897659_1164156229204265923_o
Bakaj më parë ka mbrojtur ngjyrat e ekipit bardheblu, madje në mesin e sezonit ishte pranë rikthimit, por bllokimin i merkatos për Tiranën bëri që futbollisti të zgjidhte Vllazninë.

Pas kësaj deklarate të Bakajt të publikuar në media ka reaguar ekipi shkodran i cili ka zyrtarizuar përfundimin e bashkëpunimit me lojtarin që nuk është grumbulluar me skuadrën në Ulqin ku gjendet për t’u përgatitur për ndeshjen tejet deçizive.

Bakaj ka luajtur 13 ndeshje në kampionat me Vllazninë në këtë sezon, duke shënuar 6 gola me kuqeblutë. Por mungesa e tij pikërisht në ndeshjen që mund të jetë më e rëndësishmja në të gjithë sezonin, thuajse zhvlerëson kontributin e tij për ekipin shkodran dhe mbyll në mënyrë shumë të shëmtuar këtë eksperiencë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: