Pak ditë më parë drejtori sportiv i Milanit pas një takimi me agjentin e portierit Gianluiggi Donnarumma, Mino Raiola, konfirmoi se lojtari nuk kërkon të rinovojë kontratën me “djallin”.

Për portierin 18-vjeçar ofertat nuk mungojnë dhe ndër ekipet e interesuara ndonëse nuk ka bërë hapa konkrete është Reali i Madridit. “Galaktikët” kërkojnë të perfeksionojnë çdo rol në skuadër dhe gardiani i talentuar italin do ishte një zgjedhje e përkryer.

Lidhur me spekulimet, për “Gazzeta dello Sport”, drejtori i kuqezinjve, Massimiliano Mirabelli u shpreh me shaka se “nëqoftëse Reali dëshiron Donnarumma-n ne jemi këtu për të biseduar nëse në tratativë përfshihet Cristiano Ronaldo.”

Fituesi i katër herë “Topit të Artë” raportohet se i ka kërkuar “galaktikëve” të largohet pasi nuk ndjehet i vlerësuar në Spanjë dhe në drejtim të tij pritet të vërshojnë oferta stratosferika. Mbetet për t’u parë nëse një nga skuadrat të cilat mund t’a përballlojnë këtë kosto është Milani, por vështirë se portugezi do zgjedhë të vazhdojë karrierën në një klub i cili për momentin po kërkon të rikthehet mes më të mirëve.

Ndërkohë që për Donnarumma-n nuk interesohet vetëm Real Madrid-i. Edhe kampionët e Italisë, Juventus-i gjithashtu ndjek portierin e ri, i cili konsiderohet si një pauses i denjë i trashëgimisë së Buffon.

Në këtë pikë Mirabelli shtoi: “Do të isha i çuditur nëse Marotta do të kishte thënë të kundërtën. Marotta është shumë i talentuar në tregun e transferimeve, ndaj nëse atij i duhet një portier, ne jemi këtu. Për momentin nuk ka ndodhur asgjë. Për momentin nuk kemi pranuar oferta. Nuk ka çmim për të dhe ne nuk duam ta shesim. Jo tani. Dëshira jonë ishte ta bënim Donnarumma-n simbolin e Milan-it dhe tifozëve tanë duke i ofruar gjithçka që kërkon ky rol. Ai do të ishte kapiteni i skuadrës, kishte një ofertë të konsiderueshme duke pasur parasysh moshën e tij të re dhe situatën e Milan-it: 25 milionë euiro neto për pesë vjet që janë 50 milionë euro bruto për klubin.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb