DURRES- Një qytetar nga Durrësi ka kaluar peripeci pafund dhe ende nuk ka marrë zgjidhje për problemin e tij.

Prej tre ditësh ai mban radhë tek Gjendja Civile, por kur punonjësja i thotë që nuk ka bojë për dokumentin që duhet t’i firmosë, situata rëndohet dhe mes tyre plas sherri.

Në videon e siguruar nga JOQ-ja shfaqet momenti kur ai debaton me punonjësen e Gjendjes Civile e cila si pa të keq i thotë: “Do e mbyll unë derën. Vazhdo atje se nuk ta bëj. Nuk kemi bojë, nuk kemi bojë po të them”.

Ndërkohë që edhe toni i qytetarit është i lartë.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb