Vetëm në dy javët e para të muajit gusht, 55 qytetarë shqiptarë nuk janë lejuar të udhëtojnë drejt vendeve të Bashkimit Europian, pasi nuk përmbushnin kriteret e Shengenit.

Tomor Duro, shef i sektorit të kufirit blu në Policinë e Shtetit, në një intervistë për News 24 sqaroi se arsyet përse qytetarët janë penguar nga autoritetet kufitare të nisen në destinacionet e tyre. Sipas tij, udhëtarët  vetëm nuk ishin të pajisur me dokumentacionin e rregullt, por c’është më e rëndësishmja, ata më herët kanë qenë azilkërkues apo të padëshirueshëm në vendet e Bashkimit Europian

Duro sqaron se masat e ndërrmarra nga policia e shtetit nuk kufizojnë levizjen e lirë, por sipas tij qytetarët duhet të zbatojnë rregullat. Ndaj nuk heziton të bëjë dhe një apel për qytetarët

Duke folur me gjuhën e shifrave, Kryekomisar Duro thekson se krahasuar me një vit më parë, numri i azilkërkuesve në vendet e BE ka rënë ndjeshëm, megjithatë ai thekson se Policia e Shtetit është e vendosur ta bllokojë fenomenin

Masat e ndërmarra nga Policia e Shtetit kanë si qëllim frenimin e fenomenit të azilkërkimit, që ka shqetësuar jo pak vendet e Bashkimit Europian.

Në këtë kuadër, duket se në cdo pikë kufitare po zbatohet me përpikmëri urdhri me 14 kushte i kryepolicit Haki Cako, që parashikon kontrolle më të rrepta të qytetarëve të cilët duan të udhëtojnë në hapësirën shengen.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb