TIRANE- Lista e Partisë Demokratike me emrat e kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 25 qershorit, kishte surpriza. Shumë nga drejtuesit aktualë të Partisë Demokratike kanë mbetur jashtë listës së kandidatëve për deputetë. Në këtë listë nuk u përfshi as Bedri Hoxha, disa herë deputet i Partisë Demokratike.

Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, ai ka reaguar ndaj këtij vendimi të kreut të PD-së për të mos qenë pjesë e listave, duke shprehur gjykimin e tij.

“Kandidatëve të PD­-së ju uroj suksese në zgjedhjet e 25 Qershorit 2017. Janë personalitete që do të marrin votëbesimin e qytetarëve shqiptarë . Në veçanti i uroj shumë suksese ekipit të Qarkut Dibër të kryesuar nga znj.Dhurata Cupi, e cila me eksperiencën e saj do të arrijë një fitore të merituar për PD. Suksese”, shkruan Bedri Hoxha.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: