Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Nuk u pranua në polici për shkak të tatuazhit për nënën, rrëfehet 23-vjeçari: Nuk dorëzohem

Renis-1-678x381

Kreu i LIBRA-s Ben Blushi  tregoi në Kuvend ngjarjen e trishtë të një djali, i cili nuk arriti të futej në shkollën e policisë, pasi kishte tatuazhin e nënës së ndarë nga jeta, në krah dhe humbi, ndonëse  i kishte kaluar të gjitha testet.

G.R., i cili preferon ta mbajë të fshehtë identitetin e vet, tregon për dritare.net historinë e tij, se si një tatuazh po e mban larg ëndrrës për te qenë polic.

Pasi i vdiq mamaja, ai bëri në dorë një tatuazh, me shprehjen “you will always be in my heart” (ti do jesh gjithmonë në zemrën time) dhe ditëlindjen e saj.

“Mamaja më ka vdekur para tre vitesh dhe këtë tatuazh e bëra direkt. Nuk them që jam penduar që e bëra, por për shkak të punës, qe ëndërroja të kisha, mendova që nuk kishte asnjë problem për ta hequr. Ndërkohë, tatuazhin me portretin e mamit e kam në gjoks dhe atë nuk e heq për asnjë gjë në botë. Edhe pse vendi ku e kam bërë nuk sjell problem për në punë.”

Renis-2

23-vjeçari thotë për dritare.net se sapo mori vesh se për të qenë polic, nuk duhet të kesh shenja identifikuese apo tatuazhe, ai vendosi ta heqë dedikimin në dorë me operacion plastik. Por, përsëri nuk u pranua për të qenë në shkollën e policisë.

“Unë i kalova të treja fazat e konkurrimit, kalova me sukses provimin e teorisë, testin fizikë dhe atë psikologjik. Në raundin e parë fituan më shumë se 60 persona, sipas pikëve të grumbulluara i ndanë në dy grupe. Unë nuk isha te grupi i parë, por isha tek ai i dyti, quhesha fitues në pritje.

Gjatë kësaj kohe më thanë që nuk lejoheshin tatuazhet në vende të dukshme  dhe një miku im  më tha që nëse do bëja një tentativë për ta hequr mund të kishte ndonjë tolerim. Dhe unë kështu bëra,vendosa të bëja një operacion plastik për të hequr tatuazhin që kisha në dorë. Nuk e bëra më lazer pasi kisha frikë pasojat në lëkurë, gjithashtu edhe koha për të bërë seancat ishte e pamjaftueshme.

Pas kësaj, më thirrën në telefon për të hyrë në komision për të bërë vlerësimin mjekësor dhe atë fizik. Atje shkova me çdo dokumentacion që mora nga doktori, por personat që ishin në komision më thanë që shenja e operimit ishte problem.

Aty mendova se kjo ishte gjë e drejtë, më skualifikuan për tatuazhin e shenjën, pasi kështu është për të gjithë.

Por, me pas parë që në shkollën e policisë kanë hyrë shumë të rinj e të reja me tatuazhe, të cilët i shohim edhe në rrugë, kjo më bëri të kuptoj që ajo që më ndodhi mua ishte një padrejtësi.  Si janë futur të tjerët është punë për ta, unë as nuk dua të merrem me këtë pjesë. Mua më intereson çfarë do të behet me mua, unë kam besim te vetja dhe e di që jam shumë i mirë për atë punë.”

23-vjeçari nga Tirana, thotë se rastësia e bëri ta takonte në rrugë z.Blushi, i cili e bëri publik rastin e tij, por edhe nëse do te takonte po aq rastësisht z.Rama, do ia kishte treguar po njësoj, sepse ai nuk do të ndalojë së luftuari për të qenë një polic, duke shfrytëzuar çdo dritare e portë.

“Do të vazhdoj të luftoj për të qenë në shkollën e policisë, duke mos lejuar një tatuazh të më pengojë. Ndaj nuk dua te them emrin ne këtë interviste, që të mos paragjykohem, kur të shkoj sërish në konkurs. Sepse prapë do të shkoj. Unë jam i ri dhe si të gjithë në moshën time, kërkoj të ndërtoj një jetë të sigurt. Dua që jetën ta kem këtu në Shqipëri, edhe pse kam letra greke dhe mund të shkoj të jetoj në shumë vende, përsëri zgjedh vendin tim”, thotë djali që do të bëhet patjetër polic dhe me siguri do të bëhet.

 


Komente ( 3 )

  • O Vlonjati zoti ta prift mbar gjith jeten edhe mua keshtu po me ndodh vazhtimsht se di çfar eshte kjo pun eshte mekat te na e ndalin mendimet rrespekte per ty Vlonjati

  • Ketij djalit po i behet padrejtesi puna tatuazhit eshte qe ti mer djale nuk ke paguar gjoben tek rilindja prandaj te ndodh kjo gje. Po udhetonim me nje shokun tim per ne gjermani dhe kete shokun e ndaluan ne aeroport per verifikim dhe i erdhi shefi krimeve por nje gje vume re qe te dyja krahet i kishte plot tatuazhe dhe veshet nuk u dukshin nga vathet dhe hunden plot pirsing dhe ishte i veshur shume keq gjith zhul floket i kishte te gjata te pa lara dhe kishte dhe nje qen zgjeps, troc muhabeti u dukte barbone hajde mere vesh po ta shohesh ne rruge dhe te shkoj mendja qe ky zhulsi te jete polic, prandaj policia ka metodat e veta per zbulimin e krimit nuk eshte problem tatuazhet nuk duhen te gjithe policet me floket me xhel ore rilindje.

  • Kam ber nje koment dhe pa pritur me erdhi nje pergjigje e habitshme….! Po i postoni shuns shpejt komentet, pa uleni pak ritmin😳 Po na urdheroni aty ku vet keni len mundesine per te komentuar!?

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.