Në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve u nda dje numëruesi i tretë në grupet e numërimit të votave mes Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet.

LSI kundërshtoi vendimin e KQZ, pasi pretendon se i takon kësaj force politike që ta ketë numëruesin e vetme në Grupet e Numërimit dhe jo ta ndajë me PDIU. Çështja do të shqyrtohet nga Gjin Gjoni, Tomor Shkreli, Shkëlqim Mustafa, Sotiraf Lubonja. Komisioni hodhi dje shortin për të përcaktuar anëtarin e tretë të numërimit, ku në tavolinat me numër çift do t’i përkasë LSI-së dhe në ato me numër tek PDIU-së. Padia e LSI do të shqyrtohet në datën 20 qershor.

Mbledhja e dy ditëve më parë për shortin e numërimit është shoqëruar me incidente. Partia Socialiste dhe ajo Demokratike do të kenë nga anëtarin e parë dhe të dytë në grupin e numëruesve.

Anëtari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Gëzim Veleshnja, pardje  nën kërkesën se LSI s’ka pse të hyjë në short pasi ka qenë forcë e tretë, është larguar i indinjuar nga mbledhja. Nga ana tjetër është marrë vendimi që numëruesi i katërt të jetë në radhët e PR-së.
 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb