Komisionerja e Partisë Socialiste, Pranvera Begolli, në një lidhje telefonike me News24, është kundërpërgjigjur pas denoncimit të kandidatit për deputet të PD-së në Korçë,Ervin Salianji me një video në Facebook.

Në videon e postuar nga Salianji, dukej “komisionerja e PS që nxjerr fletët e votimit për të parë nëse votuesi  që punon në administratë ka votuar për PS-në”.

Begolli tha se nuk ishte aspak ashtu si Salianji e kishte denoncuar rastin, por në të vërtetë bëhej fjalë për një fletë procesverbali që ishte hedhur gabimisht në kutinë e votimit.

“Video e ka bërë kunata Salianjit. Qëndra e votimit tonë është e majtë. Kam hedhur gabimisht procesverbalin brenda në kuti. Kemi vendosur si komision të PS, LSI dhe PD që fleta është hehdur gabimisht,” tha Begolli, shkruan BalkanWeb.

“Nuk kane fund turpet dhe skandalet e Rilindjes, ne video komisionerja e Partise Socialiste Pranvera Begolli, duke nxjerre fletet e votimit per te verifikuar nese votuesi qe punon ne administrate ka votuar per PS ose jo?!,” shkruante në denoncim Ervin Salianji.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb