Ditët e fundit aksi Milano-Dortmund ka qenë i nxehtë pasi drejtuesit e Milan janë vënë në kërkim të një sulmuesi dhe ndër preferencat e tyre ishte Pierre-Emerick Aubameymang.

Ish-futbollisti i “djallit” në një intervistë për të përjavshmen “Ëelt am Sonntag” pa e specifikuar, por duke lënë të nënkuptohet oferta e Milan është shprehur: “Është e vërtetë se pata një ofertë. Fola me drejtuesit e Dortmundit dhe në momentin që nuk erdhi një ofertë bindëse, vendosëm që unë të qëndroj. Jam i lumtur në Dortmund.”- u shpreh gabonezi.

Tashmë Milanit i duhet të përqendrohet diku tjetër duke parë se edhe alternativat nuk janë të pakta. Sipas mediave italiane për momentin transferimi më i mundshëm te 7 herë kampionët e Europës është ai i Diego Costa-s.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb