Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Oferta e Shqipërisë, Tramexani: E diskutova me Dukën disa muaj më parë

Tramexani

Paolo Tramexani dhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, kanë diskutuar disa muaj më parë se De Biazi të merrte vendimin për tu larguar nga Kombëtarja, për zëvendësuesin e tij.

Duka i ofroi Tramexanit që të ishte ai pasardhësi i De Biazit në stolin e Kombëtares, por akordi me klubin zvicerian Sion, duket se ka qenë pengesa kyçe për rikthimin e ish-zëvendës trajnerit në Shqipëri. Këtë gjë Tramexani e zbulon gjatë një interviste të dhënë për mikrofonin e “TMW Radio”.

“U lumturova që presidenti i federatës mendoi për mua, kishim folur rreth kësaj teme edhe në muajt e mëparshëm. Kisha një akord me Sionin por pavarësisht kësaj u kënaqa shumë. Është një skuadër e re që ka shumë për të dhënë”, ishin fjalët e Tramexanit për “TMW RADIO”./panoramasport


KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.