Klubi katalanas po përpilon një ofertë prej 100 mln eurosh për të bërë të tyrin mesfushorin italian, Marco Verrati-n, i cili dëshiron t’ju bashkohet atyre, por trajneri i Juventusit, Masimiliano Allegri, nuk është i të njëjtit mendim.

Allegri shprehet se tentativa e Barcelonës për të firmosur me Marco Verrati-n nuk do ketë sukses.

Futbollisti i kombëtares italiane, i cili gjithashtu është i lidhur me një kalim tek Juventus, i ka shprehur dëshirën e tij PSG-së për t’u larguar në përfundim të këtij sezoni, me Barcelonën që është e gatshme të ofrojë 100 mln euro, raporton “goal.com”.

Mediat spanjolle raportojnë se drejtori sportiv i Barçës, Javier Bordas, ka takuar Verrati-n dhe agjentin e tij, Donato Di Campli, gjatë fundjavës në Ibiza.

Por trajneri i Juves Allegri mendon se 24-vjeçari i cili është fotografuar në një restorant së bashku me Lionel Messi-n këtë javë, do të qëndrojë tek PSG.

“Ai është një lojtar i madh,”-shrehet Allegri për “Corriere dello Sport. “Është futbollist i PSG-së, gjithashtu mendoj se do qëndrojë te Parisi.”

Agjenti i lojtarit tha javën e shkuar se skuadra e Allegri-t mund të jetë një opsion për Verrati-n, që i është bashkuar PSG-s nga Pescara në vitin 2012 dhe ka fituar katër tituj kampion në “Ligue 1” në pesë sezonet e fundit.

Në lidhje me përforcimet e Juventusit Allegri shprehet se ende nuk është finalizuar transferimi i portierit të Arsenal, Wojciech Szcensy, i cili ka kaluar dy sezonet e fundit i huazuar tek Roma.

N’zonzi për 40 mln euro te “zonja e vjetër”

“Nuk është e bërë!”-konfirmon Allegri. “Kur unë të kthehem të stërvis ekipin, Juve do të ketë sjellë përforcimet e nevojshme.”

“Juve tashmë është në një nivel të lartë dhe ka pak lojtarë për t’a përforcuar.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb