Nga Mira Bregu, OKB, Gjenevë

Nga zyra e Sekretarit të Përgjithshëm këtë fundjavë erdhi në Gjenevë konfirmimi se: Sekretari i Përgjithshëm, në cilësinë e tij si Depozitues i Marrëveshjes së Parisit, mori një komunikatë nga Përfaqësuesi i Përhershëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku shprehej qëllimi i SHBA-së të ushtrojë të drejtën e saj për t’u tërhequr nga Marrëveshja e Parisit, sa më shpejt duke iu përshtatur dhe bërë këtë sipas Marrëveshjes, përveç nëse identifikohen terma të përshtatshëm për rishikim.

Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm mirëpret çdo përpjekje për të rishikuar Marrëveshjen e Parisit nga Shtetet e Bashkuara.

Sipas nenit 28 të Marrëveshjes së Parisit, një Palë mund të tërhiqet në çdo kohë pas tre vjetësh nga data në të cilën Marrëveshja ka hyrë në fuqi për atë palë dhe tërheqja e tillë hyn në fuqi pas skadimit të një viti nga data e pranimit nga Depozituesi i njoftimit të tërheqjes.

Shtetet e Bashkuara e pranuan Marrëveshjen e Parisit më 3 shtator 2016 dhe Marrëveshja hyri në fuqi për Shtetet e Bashkuara më 4 nëntor 2016. Ashtu si edhe u shpreh Sekretari i Përgjithshëm në një deklaratë më 1 qershor 2017,- vendimi i Shteteve të Bashkuara për t’u tërhequr nga Marrëveshja e Parisit është një zhgënjim i madh për përpjekjet globale për të reduktuar emetimet e gazrave me efekt serë dhe për të promovuar sigurinë globale.

Është e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara të jenë lider në klimën dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Ndryshimi i klimës po ndikon tani. Ai pret që të angazhohet me qeverinë amerikane dhe të gjithë aktorët e tjerë në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën për të ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme për fëmijët tanë dhe brezat e ardhshëm.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb