NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit

½ patëllxhan
½ kungull të njomë
½ spec i kuq
1 qepë e vogël
1 thelpi hudhër
Kripë, piper i zi
4 kokrra vezë
3 lgj qumësht
2 lgj ullinj të zi
Erëza sipas dëshirës
Përgatitija
Fillimisht presim patëllxhanin dhe kungullin në kubikë me brinjë reth 1 cm, ndërsa specin e presim në shirita të hollë.
Ngrohim vajin në një tigan, shtojmë perimet dhe i trazojmë për 2-3 minuta herë pas here në temperaturë mesatare. Shtojmë më pas qepën dhe hudhrën të grira shumë imët dhe i kaurdisim së bashku me perimet. Në fund shtojmë kripën dhe piperin e zi.
Trazojmë vezët me pak qumësht dhe me erëza në një tas. E shtojmë më pas vezën gradualisht duke mbuluar komplet perimet, vendosim kapakun dhe e lemë në temperaturë mesatare duke lëkundur tiganin herë pas here që omleta të mos na ngjitet.
Presim ullinjtë vrazhdë dhe spërkasim omletën të cilën e servirim shoqëruar me disa feta domate.
(da.xha/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: