GREQI- Policia e vendit fqinj ka gjetur dy ngarkesa me drogë në ujërat detare të Korfuzit. Ngarkesa e pare është gjetur në Erikusa.

Sipas mediave helene, është sekuestruar 1 pako e madhe që pluskonte në det, e cila përmbante 4 pako më të vogla me rreth 40 kg 250 gram marijuanë. Ngarkesa e dytë është gjetur teksa pluskonte në zonën detare të quajtur “Kulura”.

Policia ka evidentuar 2 pako të mëdha që përmbanin nga 5 pako më të vogla secila, në total 16 kg 900 gram marijuanë. Ndërkohë mediat greke shkruajnë se operacioni vijon ende.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: