TIRANË- Pas operacioneve antidrogë në të gjithë vendin, ku janë sekuestruar dhjetëra ton kanabis, ka reaguar edhe Ministri i Brendshëm teknik Dritan Demiraj.

Ai ka përgëzuar policinë për luftën nga kultivimit dhe trafikimit tëk kanabisit dhe thotë se ky do jetë modeli i punës deri në pastrimin e territorit.

Demiraj ka siguruar policët për mbështetjen e tij për arritjen e objektivave.

“Përgëzoj Policinë e Shtetit për vazhdimësinë e Operacioneve në mbarë vendin, për luftën pa kompromis kundër kultivimit dhe trafikimit të Kanabisit.
Kapja dhe asgjësimi i sasive të grumbulluara nga viti kaluar është prioritet mbi prioritetet. Suksesi i sotëm i sekuestrimit të shumë tonelatave kanabis në Vlorë dhe mbarë Shqipërinë do të jetë modeli i punës tonë deri në pastrimin e plotë dhe kontrollin e territorit.
Siguroj të gjithë efektivet e përkushtuar të Policisë së Shtetit se do të kenë mbështetjen e plotë të Ministrit të Punëve të Brendshme për arritjen e objektivave strategjike për heqjen e Shqipërisë nga harta e trafikut ndërkombëtar të drogave”, shkruan Demiraj.

Demiraj fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb