TIRANË- Policia e Tiranës ka goditur një grup vjedhësish duke arrestuar dy prej tyre dhe shpallur në kërkim tre të tjerë. Nisur nga emri i operacionit, por edhe të dhënat e siguruara nga policia, të rinjtë ishin përsëritës të veprës penale “Vjedhje”.

Dje specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 4, kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit “Recidivistët”, ku janë arrestuar shtetasit:
1. Danjel Dulellari, 27 vjeç, banues në Tiranë
2. Elton Halil, 20 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Vjedhje”.

Si dhe janë shpallur në kërkim shtetasit:
– F. H., 18 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Vjedhje”.
– D. T., 30 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Vjedhje”.
– L. S. (po punohet për saktësimin e gjeneraliteteve)

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet të jenë autorë të vjedhjes së ndodhur më datë 21.05.2017, në rrugën e “Qelqit”, ku në magazinat, në brendësi të një fabrike kanë marrë, një kompresor.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar kompresori i dyshuar i vjedhur në magazinat e kësaj fabrike.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: