Refuzimi për të mos zgjatur kontratën me Milanin është kthyer në një makth për Gianluiggi Donnarumma-n i cili ka parë që brenda pak ditësh i gjithë opinioni futbolldashës t’i jetë kthyer kundër.

Nga një nga personat më të dashur në “San Siro”, 18-vjeçari është shndërruar në një personazh antipatik për tifozat e “djallit”. Përpos të gjithave këtyre, më të ashpër për “gardianin” e talentuar janë treguar mediat të cilat nuk i kanë kursyer kritikat deri duke e cilësuar si “mercenarë”.

Të gjitha këto po ndikojnë te Donnarumma dhe sipas “Corriere della Sport” italiani nuk po i përjeton aspak mirë. Sipas raportimeve ai mësohet t’i ketë thënë shokëve të skuadrës U-21 të Italisë se “po më masakrojnë!”

Agjenti i Donnarumma-s, Mno Raiola, pas një takimi të enjten me drejtorin e Milanit mësohet t’i ketë thënë këtij të fundit se 18-vjeçari sensacional nuk do të rinovojë me klubin.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb