PRISHTINE- Thaçi vlerësohet të ketë tejkaluar në disa raste edhe kompetencat e tij, duke e defaktorizuar kryeministrin Isa Mustafa, derisa opozita e kritikon, ka nga ata të cilët mendojnë se ky është presidenti më i fuqishëm që ka pasur ndonjëherë Kosova.

Ndërsa në ekzekutivin e vendit nuk mendojnë se presidenti Thaçi po i ndërhyn në kompetenca shefit të Qeverisë, shkruan sot, gazeta “Zeri”. Temat me të cilat duhet të merret kryeministri është duke i iniciuar dhe duke i trajtuar presidenti. Thaçi vlerësohet të ketë tejkaluar në disa raste edhe kompetencat e tij, derisa opozita e kritikon, ka nga ata të cilët mendojnë se ky është presidenti më i fuqishëm që ka pasur ndonjëherë Kosova.

Ndërsa në ekzekutivin e vendit nuk mendojnë se presidenti Thaçi po i ndërhyn në kompetenca shefit të Qeverisë. Këshilltari i kryeministrit Mustafa, Bajram Gecaj, deklaron se kompetencat e funksionarëve publikë përcaktohen nga Kushtetuta e vendit. “Jo, fare. Kushtetuta e Republikës së Kosovës parasheh qartë kompetencat e gjithsecilit funksion publik”, ka thënë Gecaj. Subjekti më i madh opozitar, Lëvizja “Vetëvendosje” (LVV), e vlerëson Thaçin si një figurë kontroverse, e cila sipas tyre nuk gëzon besimin e popullit. Ky subjekt e sheh Thaçin si personazh të kontestuar si brenda shtetit njësoj edhe në rrafshin ndërkombëtar.

“Modeli i politikanit që përfaqëson Hashim Thaçi dhe ai që përfaqëson Isa Mustafa nuk kanë shumë dallim. Veprimtaria e tyre politike është e dëmshme, s’do të duhej të ishte hall se cili po e lë cilin anash”, ka thënë Shkodran Hoti, zyrtar për medie në këtë parti.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: