BEJRUT– Agjenti nervor vdekjeprurës i ndaluar, sarin, u përdor gjatë një sulmi ushtarak dhe shkaktoi vdekjen e dhjetëra personave në Siri gjatë muajit prill, sipas Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW).

Misioni për zbulimin e fakteve të OPCW konfirmoi se personat ishin të ekspozuar ndaj gazit sarin më 4 prill në qytetin e Khan Sheikhounit, në veriperëndim të Sirisë, në provincën Idlib, i pushtuar nga rebelët.

Gjatë një deklarate OPCW tha se ekipi i misionit për zbulimin e fakteve u përzgjodh brenda 24 orëve pas njoftimit të incidentit duke marë pjesë në autopsitë, në mbledhjen e mostrave bio-mjekësore të viktimave dhe mostrave mjedisore.

Në prill, Shtetet e Bashkuara të Amerikës urdhëruan një sulm raketash ndaj një aeroplani sirian që dyshohej se ishte përgjegjës për sulmin kimik të muajit prill.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: