TIRANE- Duhen plot nëntë muaj deri në ditën e dasmës së këngëtares Orinda Huta dhe partnerit të saj Turjan Hyska, megjithatë ajo i ka nisur përgatitjet që tani. Dhe siç ndodh gjithmonë, ajo që ka më shumë rëndësi për një vajzë që martohet është fustani i nusërisë.

Orinda duket se ka bërë zgjedhjen e saj. Teksa pozon në sallonin e një prej dyqaneve më të njohur në vend të nusërisë, Orinda shihet e veshur me një fustan nusërie, por tejet ekstravagant.

“Fustani i ëndrrave”, shkruan këngëtarja përkrah fotos ku shihet e veshur me një fustan të stilistes së njohur Ema Savahl.

(g.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: