NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit
2 qepë, 2 thelpinj hudhër
2 lgj gjalpë
320 gr oriz
1 gotë verë e bardhë
500 gr speca me ngjyra të ndryshme
1 kungull, 300 gr domate
Trumzë ose sherebel
3 lgj vaj ulliri
50 gr djath parmixhano
150 gr maskarpone
1 litër lëng pule
Kripë, piper i zi

Përgatitja

Fillimisht vendosim dy bustina koncentrat pule në një litër ujë të vluar.
Ndërkohë në një tigan të thellë shkrijmë dy lugë gjalpë, skuqim në të një kokërr qepë dhe një thelpi hudhër dhe sapo qepa të bëhet transparente shtojmë orizin dhe e skuqim mirë. E shuajmë më pas me verë dhe sapo alkooli të avullojë shtojmë lëngun e pulës, ulim temperaturën dhe e lemë orizin të ziejë për 12-14 minuta (pa kapak) duke e trazuar herë pas here.

Ndërkohë perimet i prejmë në kubikë me brinjë 1 cm dhe në një tigan me pak vaj ulliri kaurdisim 1 kokërr qepë dhe një thelpi hudhër të grirë imët, më pas shtojmë specat dhe kungujt të cilat i kaurdisim për 5 minuta. I rregullojmë perimet me kripë dhe erëza dhe më pas shtojmë domatet dhe i trazojmë për një kohë të shkurtër. Në fund e rregullojmë përsëri shijen me kripë dhe piper të zi.

Trazojmë maskarponen me djathin parmixhano dhe e shtojmë tek orizi i zier. E vendosim orizin më pas në një tavë. Shpërndajmë mbi perime pak djath parmixhano dhe e vendosim tavën në furrën e parangrohur për 5 minuta në temperaturën 220 gradë Celsius.

(da.xha/Vila24/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb