Leonardo DiCaprio ka vendosur të ndajë mbrëmjen e Oscar 2016, një nga më të rëndësishmit në karrierën e tij, me mikeshën e tij historike Kate Winslet.

Ka qenë pikërisht ajo që e ka përqafuar pas fitores të çmimit si aktori më i mirë protagonist, gjithashtu Kate e ka shoqëruar në tapetin e kuq të edicionit të 88-të të Academy Awards, duke bërë për vete fansat dhe fotografët.

Leonardo DiCaprio dhe Kate Winslet mbeten një nga çiftet më të dashur të kinemasë që prej filmit së bashku në 1997.

Ata u kthyen sërish bashkë si cift në 2008 në ‘Revolutionary Road’, por ndër vite ata kanë ndarë bashkë të gjithë kapitujt e karrierës dhe jetës së tyre private.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb