Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike pohon se në rrethin e Korçës ka probleme me energjinë elektrike si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga moti i keq. Sipas OSHEE nga informacionet në terren konstatohet se në rajonin Korçë ka këputje në përcjellësa.

Po kështu janë rrëzuar shtylla dhe janë dëmtuar traversa në rrjetin e tensionit të mesëm dhe të ulët në zonën e Lozhanit, Vithkuq, Potgozhan, Cërvenakë.

Por si pasojë e bllokimit të rrugëve nga bora, riparimi i defekteve në fidera do të kërkojë më shumë kohë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: