Behgjet Pacolli nuk do ta deklarojë bashkëpunimin me koalicionin PAN gjatë ditës së sotme, pavarësisht se kjo ditë përbën afatin e fundit që ai u ka dhënë LVV-së dhe LDK-së, për t’ia dëshmuar me shkrim se këto subjekte e kanë shumicën në Kuvend dhe janë për një weveri gjithëpërfshirëse. Ai do t’u japë akoma kohë dy partive, shkruan sot “Koha Ditore”.

AKR-ja që Pacolli drejton ka katër deputetë. Ajo është pjesë e koalicionit LAA, që përbëhet edhe nga LDK-ja dhe Alternativa.

Përderisa dy subjektet e tjera të koalicionit janë barrikaduar në qëndrimin se në asnjë formë nuk do të bashkëpunojnë me koalicionin PAN, për aq kohë sa pjesë e tij është PDK-ja, Pacolli ka propozuar Qeveri gjithëpërfshirëse, pa përjashtuar përfshirjen e PDK-së në të.

Pacolli i ka thënë gazetës, të enjten, se ka disa lëvizje te LDK-ja e LVV-ja, nga të cilat kishte kërkuar të intensifikonin bashkëpunimin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: