TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sot 1 vit burg për dy ish-drejtuesit e Gardës së Republikës, Ndrea Prendin dhe pasuesin e tij Artan Hoxha.

Dy ish krerët e gardës akuzohen për “shpërdorim detyre” pasi kanë paguar me rrogë të plotë për gati dy vjet, ish-shefen e personelit në gardë Shqipe Jasini, edhe pse nuk ndodhej në Shqipëri.

Në seancën e sotme Ndrea Prendi ka munguar, ndërsa ishte i pranishëm vetëm zoti Hoxha. Në lidhje me këtë akuzë ata kanë deklaruar me herët se zonja Jasimi edhe pse nuk ndodhej në Shqipëri, e ka kryer shumë mirë detyrën e saj në rrugë elektronike.

Mbi këtë të fundit rëndon akuza e falsifikimit të dokumentave, pasi rezulton të kishte dhënë firmën në një kohë që ishte jashtë shtetit.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb