TIRANE- Italia ka tërhequr sot nga Shqipëria, shefin e misionit të Interforcës Michele Grillo. Dyhsohet se shkak i këtij vendimi është bërë pajisja e përgjimit, IMSI Catcher, të cilën e kishte Grillo.

Sakaq, deri më tani nuk bëhet ende i ditur se kush do të jetë emri që do të zëvendësojë Michele Grillo, ndërsa priten të zbardhen të tjera detaje rreth këtij vendimi.

Ditën e sotme, gjykata caktoi masën ‘pezullim nga detyra’ për kreun e Policisë së Shtetit, Haki Çako, në lidhje me çështjen e pajisjes së përgjimit. Sipas hetimeve të organit të akuzës, dyshohet se kjo pajisje u përdor nga Policia e Shtetit për përgjim, ndërsa Çako akuzohet për ‘Shpërdorim detyre’. Prej kohësh opozita ka akuzuar Policinë e Shtetit si dhe ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri se ka përdorur një pajisje përgjimi, pa dijeninë e prokurorisë. Fill pas këtyre akuzave prokuroria nisi hetimet, ndërsa shumë herë u përfol për emrin e Michele Grillo.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: