TIRANË- Pas seancës së jashtëzakonshme parlamentare që solli miratimin e emrave për komisionet e Vettingut, deputetët e LSI-së dhe PDIU-së janë ndalur disa çaste për të biseduar në oborrin e Kuvendit. Gazetarja Elda Menga ka siguruar fotot për “BalkanWeb” që tregojnë momentin e takimit mes deputeteve Monika Kryemadhi dhe Silva Caka nga LSI si dhe Shpëtim Idrizi dhe Aqif Rakipi nga PDIU.

jashte-parlamentit-monika-1

Kujtojmë se tre partitë e mazhorancës, PS, LSI dhe PDIU, kishin paraqitur emrat e kandidatëve për komisionet e Vettingut me 12 dhe 6 anëtarë. Po ndërkohë LSI ka tërhequr një kandidat dhe vendin në komision e merr PDIU. Bëhet fjalë për Komisionin me 12 anëtarë, ku futet Doda e PDIU dhe mbetet jashtë Caka e LSI-së.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb