TIRANE- Pas arritjes së marrëveshjes mes kreut të opozitës, Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama për zgjidhjen e ngërçit politik, dy forcat politike kanë zbardhur detaje të marrëveshjes.

Ndër të tjera, palët kanë rënë dakord që emrat që do të drejtojnë dy institucionet e pavarura të propozohen nga opozita. Duke iu referuar paktit, pritet të largohet kreu aktual i KQZ-së Denar Biba dhe Avokati i Popullit, Igli Totozani.

DY INSTITUCIONET E PAVARURA QË I JEPEN OPOZITËS
1. Kryetari i KQZ  (aktualisht Denar Biba)
2. Avokati i Popullit (aktualisht Igli Totozani)

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb