MONTE KARLO – Pamela Anderson shfaqet e papërmbajtshme dhe seksi në brigjet e “Costa Azzurra” në Ita
li.
Në fillim në Kanë, pastaj në Montekarlo për Çmimin e Madh të Formula 1, e veshur me të zeza dhe ‘super hot’ me një dekolte të hapur te gjoksi dukej ‘shpërthyese’ shkruan Tg.com.
Dhe pastaj sërish ‘hot’ me një veshje transparente, pa veshur asgjë poshtë në përurimin e një fshati të ri turistik në Marbella, ku hoqi takat dhe u hodh me rroba në oqean.
Ajo mbush 50 vjeçe në korrik, por aktorja, modelja dhe ‘showgirl’-i amerikan, vazhdon të jetë në fokus të fotografëve dhe revistave rozë për formën trupore.
A duhet të jetë dashuria për Julian Assange, themeluesi i Wikileaks, siç përflitet në “korridoret” rozë, që e ka bërë kaq seksi dhe të bukur Pamelën edhe në këtë moshë?
(er.cu./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb