Një video e filmuar me dron tregon momentin kur një xhihadist i ISIS hedh veten në erë se bashku me makinën e mbushur me eksploziv.

Militanti i ISIS futet me makinën e tij në një ambient të madh me makina dhe njerëz dhe më pas realizon shpërthimin duke vrarë dhjetëra civilë.

Shpërthimi ka ndodhur në Aleppo të Sirisë dhe tregon se si xhihadistët e ISIS vazhdojnë të përdorin metoda të tmerrshme për vrasjen e civilëve duke kryer sulme kamikaze.

Në pamjet duket momenti kur po afrohej vetura, ndërsa turma e njerëzve vrapon për t’i shpëtuar vdekjes.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: