KIEV– Ish-deputeti rus, Denis Voronenkov u qëllua sot për vdekje, jashtë hotelit “Premier Palace”, në qendër të Kievit, njoftoi media shtetërore ukrainase. Mbi të është qëlluar 3 ose 4 herë, një prej plumbave e ka kapur në mjekër, të tjerët në pjesën e barkut, raportojnë mediat ndërkombëtare që kanë publikuar edhe pamjet e rënda të vrasjes që tronditi Kievin.

“Voronenkov sapo ishte larguar nga hoteli dhe po ecte në trotuar kur një person hapi zjarr, duke e lënë të vrarë”, tha një zëdhënës i policisë. Autoritetet ukrainase kanë deklaruar se Voronenkov ‘kishte informacione të rëndësishme’.

Gruaja e tij Maria Maksakova ishte në hotel kur mori vesh lajmin dhe ka dalë në rrugë ku ka parë skenën e rëndë. Ajo është tërhequr dhe larguar nga policia ndërsa bërtiste e qante.

Denis Voronenkov vrasja, gruaja

Sipas saportimeve Maksakova një këngëtare operistike, me origjinë gjermane është në pritje të një fëmije. Pas vrasjes së bashkëshortit thuhet se edhe ajo është tashmë në rrezik dhe duhet të kërkojë mbrojtje.

Maksakova2

Maksakova1

“Një truproje arriti ta plagosë personin që dyshohet se qëlloi, i cili është marrë në pyetje”, njoftoi agjencia zyrtare ukrainase e lajmeve, Ukrinform. Presidenti ukrainas e ka quajtur vrasjen një akt terrorizmi shtetëror.

Voronenkov dhe bashkëshortja e tij, Maria Maksakova, edhe ajo ish-deputete, kanë qenë kritikë të ashpër të lidershipit rus. Ata ishin larguar prej disa kohësh nga Moska për shkak të frikës nga shërbimi sekret rus dhe kishin marrë nënshtetësinë ukrainase.

Denis Voronenkov vrasja

Denis Voronenkov thuhet se ka dëshmuar kundër ish kreut pro rus të qeverisë ukrainase, Viktor Janukoviç, Prokurori i Përgjithshëm, Yuriu Lutsenko ka fajësuar Kremlinin për vrasjen e Voronenkos, duke thënë se Rusia dëshironte ta ndëshkonte atë për dëshminë që kishte dhënë.

(m.k/d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb