Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Pamjet tmerruese/ Fëmijët jetimë që ISIS la pas, nxirren nga rrënojat e Mosulit (FOTO)

Trupat e ushtrisë irakiane po vazhdojnë kërkimet mes rrënojave të qytetit të vjetër të Mosulit në Siri për të gjetur të mbijetuar pas sulmeve të Shtetit Islamik në përpjekje të vendosjes së terrorit.

Gjatë kërkimit të tyre, ekipi i shpëtimit gjeti disa fëmijë, tashmë të mbetur jetimë, pasi prindërit e tyre vdiqën nga sulmet.

Një prej foshnjave të gjetura, një vajzë e vogël e quajtura Amina, u gjet nga ushtarët të cilët dëgjuan të qarat që vinin nga poshtë rrënojave.

Ajo u tha ushtarëve se të dy prindërit e saj ishin xhihadistë dhe hodhën veten në erë në sulme kamikaze. Këto pamje tronditëse zbulohen nga Mail Online, ndërkohë që edhe pse trupat e ISIS janë larguar nga Mosuli, shenjat e luftës në këtë qytet të rrënuar do të mbesin gjithnjë.

 (e.f/BalkanWeb)



Komente ( 5 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.