PANAMA- Të paktën 16 punonjës të një ferme kanë humbur jetën dhe 35 janë plagosur, pasi autobusi me të cilin udhëtonin përfundoi në një humnerë.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në një autostradë në Panama. Reuters shkruan se mjeti ishte duke udhëtuar në krahinën e Cocle, në lindje të Panamas, kur shoferi ka humbur kontrollin, dhe ka rënë në humnerë e më pas në lumë. Ky fakt u raportua dhe nga Jose Donderis, kreu i mbrojtjes civile.

Reuters shkruan më tej se punëtorët ishin duke udhëtuar drejt një plantacioni frutash, ndërsa thuhet se disa prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë. Ata u transportuan m helikopterë në spitale të ndryshme për të marrë kujdesin mjekësor.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb