FRANCË- Dy javë pasi një person u vra dhe nëntë të tjerë u plagosën në një sulm terrorist jashtë një xhamiE në Finsbury Park në Londër, një sulmi ngjashëm ka prekur edhe Francën, por fatmirësisht pa viktima. Rreth orës 22:30 të së dielës, tetë persona përfshirë një vajzë shtatëvjeçare janë plagosur pasi dy persona të armatosur hapën zjarr në një xhami në jug të Francës. Dy persona të maskuar që udhëtonin me një makinë, Renault Clio, filluan të qëllonin mbi besimtarët, të cilët po largoheshin nga xhamia Arrahma, në Avignon. Një nga sulmuesit mbante pistoletë, ndërsa tjetri kishte një armë gjahu, shkruan gazeta La Provence.
Katër vetë u lënduan në vendngjarje dhe një familje me katër pjesëtarë në katin e dytë të një apartamenti aty pranë u plagosën, ndër të plagosurit ishte një vajzë shtatëvjeçare, raporton DailyMail. Personat e armatosur u larguan nga vendi i ngjarjes dhe policia franceze ka nisur kërkimet për kapjen e autorëve. Sipas La Provence, policia nuk po e trajton incidentin si sulm terrorist. Laure Chabaud, një gjykatës i Avignonit, tha se policia dyshonte se ishte një përplasje mes bandave.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb