TIRANË- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në qendër të kryeqytetit. Sipas informacioneve të para të ardhura në adresë të “BalkanWeb” një automjet tip “Ford” është përplasur kokë më kokë me një automjet tip “Benz” rreth orës 15:30 në afërsi të Bankës së Shqipërisë.

Zona është e mbipopulluar dhe ngjarja ka shkaktuar panik tek qytetarët, që kanë vrapuar për të shpëtuar nga rrotullimi i makinave. “BalkanWeb” ka siguruar fotot nga momenti i aksidentit.

Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar vetëm makinat kanë pësuar dëme të mëdha. Zona është bllokuar për disa minuta duke krijuar edhe trafik, për shkak se është një nyje kryesore e qarkullimit në Tiranë.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 15.06.2017, rreth orës 15:50, në rrugën Çamëria, janë përplasur dy automjete dhe për pasojë një mjet është përmbysur.
Mjetet e përfshira në përplasje janë automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin S. M. dhe automjeti tip “Mercedes Benz” me drejtues shtetasin S. P.
Nga kjo përplasje nuk të lënduar. Punonjësit e Policisë Rrugore po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj përplasje dhe lirimin e trafikut.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: