Christian Panucci në përfundim të takimit kundër Lihtenshtejn është shprehur i lumtur nga ajo se çfarë lojtarët dhanë në fushën e lojës. Tekniku italian në lidhje me takimin e radhës kundër Maqedonisë ka treguar se nuk do të luajë në mbrojtje. Ai thekson se në Strumicë do të luajë vetëm për fitore.

Si tu duk Shqipëria si ndeshje e parë?

Lojtarët ishin shumë seriozë në fushë. Në të parën gabuam ndonjë zgjedhje dhe lëvizje, ku nuk merrnim dot asnjë avantazh edhe pse mbajtëm topin dhe luajtëm gjithnjë ne. Bëmë 73% të zotërimit të topit edhe pse rëndësi ka të bësh gol. Pjesën e parë shfaqëm sforcim për golin.

Cilin do veçoje nga lojtarët dhe do ruhet po ky formacion me Maqedoninë?

Kanë bërë të gjithë mirë, kundërshtari nuk gjuajti në portë. I bëj komplimente të gjithëve dhe prodhuan shumë në vijën ofensive. Lojtarët duhet të rikuperohen dhe të martën e vendos formacionin, kemi kohë.

E vuajti ekipi mungesën e Sadikut dhe Cikalleshit?

Llullaku punoi mirë për skuadrën duke krijuar momente interesante. Isha i bindur që mund ta fitonim ndeshjen edhe nga krahët ndaj jam i lumtur prej Llullakut por edhe nga krahët.

Memushaj jo në ditën më të mirë, krahët edhe pse prodhonin s’po dilte goli. Kur u bënë ndërrimet ndryshoi lojën. Mos duheshin bërë më parë ndërrimet?

E bëra tek 1 me 0 sepse kondicioni nuk është në maksimum i tyre, edhe pse u rrit kualiteti me ta në fushë.

Çfarë presim me Maqedoninë?

Shpresojmë që lojtarët të rikuperojnë dhe të kemi shumë kurajë me Maqedoninë dhe këtë do ua përcjell edhe lojtarëve.

Në sulm ju bllokoi Lihtenshtejni, pati ndonjë problem këtë rast?

Nuk ishte e lehtë, sepse ata mbroheshim mirë, por edhe pak për fajin tonë për zgjedhje të ndryshme gjatë kohës, por edhe pse nuk linin hapësirë. Por, Lihtenshtejni edhe pse nuk ka fituar asnjëherë, por Italia bëri gol në 35′ dhe në Izrael këta u mundën 2 me 1, ku pati edhe rast në fund.

Nuk do shkojmë në Maqedoni për t’u mbrojtur dhe sot mora të dhëna shumë të mira nga lojtarët. Do humbin me kurajë ose do fitojmë me kurajë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb