TIRANE- Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas zyrtarizmit të Kristian Panuçit si trajner i Kombëtares shqiptare, i cili zëvëndëson Giani De Biasin.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ Petrit Vasili thotë se zgjedhja e Panucit si trajner i ri i Kombëtares është një zgjedhje e goditur dhe me premisa për rezultate të suksesshme të kuqezinjve.

Statusi i Vasilit:

Panucci, një lajm i mirë për kombëtaren dhe për të gjithë tifozët. Ish-futbollist i madh, që vjen nga një shkollë e madhe futbolli dhe trainerësh si Italia. Zgjedhje e goditur që siguron vazhdimësinë dhe premisa të mëdha për rezultate të tjera të suksesshme të kuqezinjve.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: