Papa Francesco feston sot 81 vjetorin dhe shuar qirinjtë mbi një tortë të dizenjuar nga street artist Maupal (Maurizio Pallotta), i njëjti që ka realizuar edhe dy muralet e famshëm ku shfaqet Francesco si një superman.

Në pamjet që dekorojnë tortën Bergoglio mban mbi shpatulla një botë të ndarë në dysh, por të qepur për ta mbajtur të bashkuar dhe në dorë një valixhe ku shkruhet ‘Valores’ ‘vlerat’. Urime Papa ka marrë nga shumë personalitete si dhe njerëz të tw thjeshtë.

Vitin e kaluar për 80 vjetorin e Bergoglio bëri xhiron e botës pamja e tortës dedikuar pritjes së emigrantëve, në mënyrë të veçantë të fëmijëve të Aleppo, një temë shumë e dashur për Para Francescon.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb