Papa Françesku bëri thirrje për lutje për Maqedoninë për shkak të situatës serioze politike në vend dhe pas dhunës në Parlamentin e Maqedonisë të enjten.
“Të lutemi për të gjithë ato vende të cilat po kalojnë nëpër vështirësi të mëdha, në veçanti në Republikën e Maqedonisë”, ka thënë Papa Françesku. Papa thirrjen për lutje e dërgoi në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, para rreth 10.000 personave.
Kreu i Kishës katolike i foli besimtarëve edhe për situatën në Venezuelë, duke kërkuar që t’i jepet fund dhunës dhe krizës së rëndë humanitare, sociale, politike dhe ekonomike në këtë vend. Ai shprehu shqetësim për shkak të numrit të madh të një numri të viktimave dhe personave të lënduar në Venezuelë.
(I.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: