Andi Lila do jetë pjesë e Pas Janinës edhe për tre vitet e ardhshme. Ai ka rinovuar kontratën me ekipin grek, edhe pse kërkohej nga shumë ekipe, kavajasi ka zgjedhur të qëndroje tek klubi që ka 6 vite që luan me to. Lojtari deklaroi deri pak ditë më parë se i kishte dhënë fund eksperiencës në këtë klub, pavarësisht insistimit dhe përlotjes të tij dhe drejtuesve të klubit në momentin e ndarjes, pasi dëshironte të provonte veten në një kampionat të fortë e në një sfidë të re. Por duket se gjithçka ka ndryshuar. Lila ka udhëtuar drejt Janinës dhe ka gjetur akordin me drejtuesit e klubit duke firmosur atje për tre vite të tjera.

Ka qenë vetë Lila ai i cili e ka zbuluar të ardhmen e tij nëpërmjet një statusi në  Instagram ku ka shkruajtur,  ” Shumë i lumtur që vazhdoj të jem pjesë e familjes Pas Janina edhe për tre vitet e ardhshme”.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: