TIRANE– Pas marrëveshjes Rama-Basha, të dy palët u shprehën pro masave që garantojnë votën e lirë, dhe parandalimin e çdo tentative për blerjen e votës. Por me sa duket tentativa të kësaj natyre ndeshen sërish para zgjedhjeve.

Ish­kryeministri Sali Berisha bën sot një tjetër denoncim, për ryshfetin që duhet të japin njerëzit që të gjejnë vende pune, kjo edhe në kompani private.

Berisha publikon mesazhin lidhur me denoncimin e bërë, lidhur me bisedën mes të interesuarit dhe opsionet që i jep ndërmjetësi për punësimin kundrejt parave ose votës.

POSTIMI I PLOTE
Ne Narko-Republiken e Norieges, nje njeri i ndershem, per t’u punesuar edhe tek kompani private serioze te huaja, duhet te paguaj para ose vota mafies siçiliste te perfaqesuar nga Tritani, nipi i bllokmenti Rita Marko!
I bej thirrje prokurorise se shtetit te nise menjehere hetimin ndaj ketij banditi siçilist! sb

MESAZHET

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: