TIRANE- Ai mori besimin e Komisionit të Ligjeve dhe pret të votohet në sallën e Kuvendit si kreu i ri i KQZ-së. Teksa dilte nga kjo mbledhje, Klement Zguri bëri edhe prononcimin e parë për medit ku ndër të tjera tha se përpara ka një sfidë që e pret.

“Ky post është sfidë ,vlerësim dhe përgjegjësi. Kam 20 vjet pjesë e KQZ-së. Është një punë që nuk bëhet individualisht është ekipi ai që ia del. Kërkojmë edhe mbështetjen e gjithë faktorëve të tjerë”,- u shpreh ai.

I pyetur se si di t’ja dalë në KQZ, duke qënë se e djathta nuk ka shumicën, Zguri tha: “Të mos bëhemi pesimistë, vendimet do jenë në zbatim të ligjit”.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: